Plarent Ndreca është betuar në Parlament pasditen e sotme. Mes kaosit dhe zhurmës së krijuar nga deputetët e opozitës Ndreca u shpreh “betohem” para Kuvendit duke marrë vetëm duartrokitjet e mazhorancës. KQZ i dha mandatin e deputetit Plarent Ndrecës ditën e sotme pasi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ka rezultuar person i pastër dhe pa probleme me ligjin.
“Të dhënat e Plarent Ndrecës nuk përbëjnë kusht për moszgjedhjen e tij si deputet në bazë të ligjit për integritetin e figurës. KQZ vendos dhënien e mandatit”, tha Celibashi. Mandati i Arben Ahmetajt i kaloi Plarent Ndrecës, pasi ish-ministir bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend më 6 Janar 2024. Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës. Plarent Ndreca është zgjedhur deputet i qarkut Tiranë në zonën e “Astirit”. Ai ka qenë më herët Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Ministrisë së Arsimit.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror