SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Mercenar Dumani s’mund të tallet me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend u ndal tek arrestimit i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke deklaruar se drejtësia po e amniston, pasi nuk po e akuzon për inceneratorin e Tiranës apo për Dosjen “5D”.

“Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi. Po Edi Rama çfarë favoresh ka bërë? Si e dëgjoni atë?. Ai thotë se po funksionon drejtësia se e amniston Erion Veliajn për 130 mln euro për arsye se e ka imponuar Rama firmosjen. Ka vetëm një zgjidhje para shqiptarëve, largimin e Edi Ramës, dorëheqjen e tij të menjëhershme”, tha Berisha.

Berisha rikujtoi se opozita ka protestuar “42 javë rresht tek ajo bashki për arrestimin e tij”.

“Nuk e akuzojnë për “5D”, nuk e akuzojnë për vjedhje të taksave antikushtetuese. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo, talljen nuk ta pranojmë ne!”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej: “Po çfarë menduat ju, se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizmin në Shqipëri?!”

Berisha u ndal edhe tek arrestimi i Metës, ku sipas kreut të PD-së “u mor dhe u torturua në publik si bandit”.

“Unë jam këtu për t’u zotuar në mënyrë solemne, se desorosifikimi i Shqipërisë, është përparësi absolute”, tha Berisha.(,Marseda QEFALIA)///

error: