SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohen dy persona në Qafë-Botë.Trafikim i emigrantëve.

Policia ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, Vilson Tollja dhe Fatjon Manai, të dy të dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet katër emigrantë nga Nepali, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin në pikën kufitare të Qafë Botës.

Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e dy të arrestuarve.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin si dhe një telefon celular, që dyshohet se u përdor për komunikim dhe koordinim të veprimtarisë kriminale.///

error: