SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Atentat në mes të Athinës, vriten me armë babë e bir

Dy persona, babë e bir kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armëve.

Viktimat sipas mediave greke, dyshohet të jenë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Agios Sostis në Athinë.

Paraprakisht thuhet se ka pasur përplasje midis të huajve, siç i quajnë mediat greke emigrantët dhe më pas është shoqëruar me breshëri të shtënash.Një prej të përfshirëve në ngjarje, dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin “Agios Sostis” ku u qëllua dhe sipas të njëjtave raporte gjeti vdekje.

Burri i vrarë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë, ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur.

I dëmtuar, lehtë, është një punëtori i kafenesë ku ndodhi krimi.

Policia po kërkon një automjet, me të cilin dyshohet se janë larguar personat e armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare.////

error: