/ATSH-DPA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz dha një mesazh të unitetit kombëtar, ndërsa iu drejtua vendit të tij me një fjalim, pas një sulmi në Vjenë që shkaktoi pesë të vdekur dhe më shumë se një duzinë të plagosurish.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë që kjo urrejtje të zërë vend”, theksoi Kurz në një fjalim televiziv.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një konflikt midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve”, shtoi ai.
“Armiku ynë jo vetëm që dëshiron të shkaktojë vdekje dhe dhimbje, por dëshiron të ndajë shoqërinë tonë”, tha Kurz.
”Austria do të mbrojë demokracinë e saj, të drejtat themelore dhe stilin e saj të jetesës liberale”, shtoi ai. ///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë