– Autonomia spitalore do të nisë të pilotohet me spitalin e ri të Fierit, që do të ketë një mënyrë të re menaxhimi në bazë të performancës.Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit me median për zhvillimet në shëndetësi.
“Do të vijojmë me finalizimin e kantierit të shëndetësisë dhe ashtu sikurse dhe kryeministri e përmendi, spitali rajonal në Fier do të jetë një spital ekselence, ku nuk do të jetë vetëm infrastrukturë, por një transferim të dijeve dhe teknologjisë dhe do të jetë padyshim spitali që do të pilotojë autonominë spitalore, një spital publik i cili do të na ofrojë edhe një mënyrë të re të administrimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore”, tha Manastirliu
Duke folur për investimet në Shëndetësi, Manastirliu u shpreh se “me Programin Kombëtar të Rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore dhe ambulancave përmirësuam shërbimin parësor nga veriu në jug. 5 maternitete të rindërtuara dhe në ndërtim, nga materniteti i Korçës dhe Sarandës, tek maternitetet e Beratit, Lezhës, Kukësit që po ndërtohen. 9 spitale e poliklinika të rindërtuara, spitali kirurgjikal i QSUT, pediatria e Durrësit, patologjia e spitalit Elbasan, poliklinika e spitalit Lushnje dhe poliklinika e spitalit Vlorë. 5 spitale në ndërtim, spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatria ne QSUT, Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, spitali Kukës, spitali i Laçit”.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë