Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit të zhvilluar sot nga Njësia e Policisë Detare, ku u bllokuan 20 mjete lundruese, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës madje disa prej tyre cënonin perimetrit ujor të sigurisë për pushuesit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se siguria e pushuesve është prioritet, ndaj do të vijojë puna çdo ditë për verifikimin e mjeteve lundruese në të gjithë hapësirën ujore të vendit.
“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi i kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushues”, shkruan Balla.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët