SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Pas 8 vjetësh, vendi ka ngecur vendnumëro

 Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se me Edi Ramën Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.

Në reagimin e tij ndaj kryeministrit Rama, Basha shprehet se Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve.

“Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë. Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune, por dështove dhe largove qindra-mijë nga puna”, tha ai.

“Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur. Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua. Ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive”, tha Basha. ///ata///

error: