SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha pas përfundimit të Kuvendit: Gabimet e të kaluarës nuk e marrin peng PD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se sot ka patur vetëm një aktivitet dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD.

Pas mbylljes së Kuvendit të PD-së, në një prononcim për mediet në selinë e Partisë Demokratike, Basha theksoi se gabimet e së kaluarës nuk do të mbajnë peng PD dhe demokratët.

“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdije për gabimet e të kaluarës. Gabimet e së kaluarës kur përsëriten në mënyrë tragjikomike nuk do të mbajnë peng PD demokratët. Ka pas vetëm një aktivitet sot dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD”, theksoi ai Basha.

Në lidhje me referendumin e rithemelimin të PD-së, Basha u shpreh se nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend Kombëtar.

“Nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend kombëtar që sapo mori një vendim sot. Ka disa anëtarë të PD që i bëj thirrje të bashkohen vendimeve të institucioneve të PD. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, ka qenë Kuvendi i PD. Ka një PD, që ka pasur një kuvend Kombëtar, të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu që do ti kthejë demokratët në mish për top. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kjo mori fund sot”, tha ai.

Basha bëri përgjegjës Sali Berishën për pengimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëri sot mund të ishte vend i BE-së, madje vendi i parë nga të gjitha vendet lindor që mund të anëtarësuar ne BE. Përgjegjësi për këta kanë në radhë të parë ata që për interesat e vet personal Sali Berisha pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm”, u shpreh Basha.

Në fund Basha tha se, “Berisha për një kohë të gjatë ka vendosur interesat e tij mbi interesat e kryetari por dhe mbi interesat e demokratëve, por ajo kohë mori fund sot”///

error: