Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti të premten në Presidencë një grup trashëgimtarësh të patriotëve çamë që luftuan, u internuan nga nazistët dhe dhanë jetën në Luftën e Dyte Botërore.
Presidenti vlerësoi kontributin e patriotëve çamë në këtë luftë. Kreu i Shtetit theksoi se patriotët çamë luftuan, u internuan dhe dhanë jetën në betejën kundër fashizmit dhe nazizmit.
Begaj nënvizoi se, ky komunitet ka dhënë kontribute të njohura e pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përbën gjithmonë një vlerë të çmuar me arritje të rëndësishme në historinë tonë.
“Me përfaqësuesit e nderuar, pasardhës të patriotëve çamë që luftuan, u internuan dhe dhanë jetën në betejën kundër fashizmit dhe nazizmit.
Ky komunitet ka dhënë kontribute të njohura e pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përbën gjithmonë një vlerë të çmuar me arritje të rëndësishme në historinë tonë”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.
Të pranishëm në takim ishin personalitete të komunitetit çam, përfshirë kryetarin e Shoqatës Çamëria, Nimet Mehmeti. Mes tyre ishin edhe dy 95-vjeçarë, të cilët rrëfyen se si, kur ishin vetëm 15 vjeç, përjetuan Luftën e Dytë Botërore si pjesëmarrës aktivë.
Po ashtu, i pranishëm ishte shkrimtari Luan Rama, nipi i heroit të popullit Ali Demi, i cili ra në betejën kundër gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte vetëm 25 vjeç. (Gjergji MIMA).///








ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.