SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha jashtë grupit parlamentar të PD-së, Ambasada amerikane: Vendimi i shpallur nga Basha meriton respekt

 Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti sot vendimin e djeshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha  që Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas shpalljes “non grata” nga DASH.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, u shpreh ambasada amerikane.

Ambasada shton se Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe “presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje, lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, se “ka vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të çështjes në rrugë gjyqësore, Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike”.///

error: