Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita do të vijojë protestat.
Nga selia blu, ku mbajti fjalimin e mbylljes së protestës, Berisha u shpreh se opozita nuk tërhiqet dhe se shumë shpejt do të caktohet data për protestën e ardhshme.
“Nuk tërhiqemi ne. Kryengritja jonë paqësore nuk njeh të zmbrapsur”, tha ai.
Sa i përket strategjisë së protestave, ai theksoi se do të përdoren të gjitha format e reagimit qytetar.
“Të gjitha format e protestave do përdoren. Kjo është një kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narkoregjimit të Edi Rama”, tha Berisha.
Berisha shtoi se kjo lëvizje synon bashkimin e opozitës dhe shoqërisë civile.
“Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se protestat nuk kanë asnjë lidhje me proceset e brendshme të PD-së.
“Protesta tjetër më e fuqishme do jetë. Protesta tjetër më tmerr për regjimin do jetë”, tha Berisha.
Gjatë mbrëmjes, pas përfundimit të protestës, Berisha ishte në QSUT ku vizitoi deputetët e lënduar dhe protestuesit.
Berisha tha se spraji lotsjellës që policia hodhi drejt protestuesve, ishte helm që përdoret kundër arinjve. Po ashtu, sipas Berishës, Aulon Kalaja është goditur me shkop nga policia pas koke, ndërsajanë hedhur bomba zhurmuese nga blutë.(Marseda Qefalia)///
ME SHUME LAJME
Forma që po na mbyt!
“Fox News”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin bregdetar ekonomik, mes tensioneve në LM
Molotov dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë në protestën e opozitës