Kreu i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediet pas mbledhjes së një pjese të deputetëve të opozitës, tha sot se opozita po proteston për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit. Sipas tij, deputetët e mazhorancës kanë provokuar në seancën e djeshme plenare duke marrë fjalën dhe mos respektuar protestën e opozitës.
“Në takimin e zhvilluar sot u diskutua gjerësisht se si t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament. Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë iu kërkoj deputetëve socialistë, mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën”, tha Berisha.
“Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata”, tha Berisha.
“Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte t’u kundërvihej protestës tonë, duke ia dhënë fjalën këtij dhe atij. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjerat u ekzagjeruan nga mediet, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit”, sqaroi Berisha.
“Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit. Kjo është thirrja ime për ta. Përgjigjja, ju do ta ndiqni, sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike. Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do të ketë një datë, në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22. Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën. Ne si parlamentarë jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona kushtetuese”, tha ish-kryeministri.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror