SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Zbatim me zero tolerancë i ligjit Antimafia, asetet e paligjshme t’i kalojnë shtetit dhe qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, vuri theksin te zbatimi i ligjit Antimafia, duke e cilësuar atë si një nga instrumentet më të rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Berisha deklaroi se ligji Antimafia nuk po zbatohet siç duhet dhe se kjo ka sjellë pasoja të rënda.

“Një nga problemet më madhore sot është moszbatimi i ligjit Antimafia. Nëse në Shqipëri janë miliarda euro të investuara nga organizata kriminale dhe nga struktura të lidhura me qeverinë, sot janë sekuestruar vetëm rreth 60 milionë euro”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së garantoi se do bëhet gjithçka për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t’i kalojnë shqiptarëve, shoqërisë shqiptare.

Berisha u ndal edhe te raporti mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke shprehur bindjen se vendimmarrjet e prokurorisë dhe gjykatave nuk po respektohen.

Sipas tij, në këto kushte protesta mbetet një mjet i ligjshëm për të ushtruar presion qytetar.

“Nuk shoh mekanizëm tjetër efektiv, përveç reagimit qytetar dhe protestës paqësore, për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike. (Gjergji MIMA).///

error: