Ardi Kollozi kandidat per deputet i Bindjes Demokratike dekalroi sot se Bindja, hyn në zgjedhjet e 25 prillit me synimin që të jetë forcë përcaktuese qeverisëse, duke përfaqësuar shqiptarët, që duan ndryshimin dhe, jo thjesht rotacionin politik.
Për të arritur këtë objektiv ata po u shpalosin vlonjatëve e shqiptarëve një program të përmbledhur dhe ekipin e tyre të kandidatëve për deputetë, një ekip që e kanë cilësuar plot energji, që përfaqëson më së miri Vlorën e cdo krahinë të saj, tha në një komunikim për mediat koordinatori politik i kësaj force politike për Vlorën Ardi Kollozi. “Vizioni ynë për Vlorën e Shqipërinë e së nesërmes bazohet tek reformat transformuese, që duhet të shkundin sistemin, si nevojë e fortë e shoqërisë për të ndryshuar, jo vetëm pushtetin, por edhe mendësinë e të drejtuarit.”, – u shpreh ai.
Sipas Kollozit, “Shqipëria dhe Vlora duhet të ndahen një ditë e më parë nga kryetarokracia, sepse ajo është baza e rritjes së autoritarizmit dhe e shndërrimit të pushtetit politik në një përbindësh në duart e vetëm 3 apo 4 personave, ku kryeministri kryeson në distancë të madhe me të tjerët. Bindja Demokratike është shtëpi e hapur për njerëzit e lirë dhe të pakapur nga pushteti apo korrupsioni, në qeveri apo në opozitë qofshin, – vijoi prononcimin e tij Ardi Kollozi.
Kollozi vuri ne dukje: Tek ne është i mirëpritur gjithkush, që gjykon se Qarku i Vlores duhet të çlirohet nga zgjedhja e kryetarokracisë dhe duhet të dalë nga kjo spirale krizash të vazhdueshme, vetëm pasi njerëzit të kenë mundësi të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht.” Më tej ai sqaroi se përfaqësimi i tyre bazohet tek integriteti i plotë i figurës së kandidatëve dhe Bindja Demokratike konkuron me listë 100% të hapur c’ka është risia e këtyre zgjedhjeve.

“Vendimi ynë, i cili vlen për garën e brendshme, u imponua nga Kodi Zgjedhor, pas miratimit të tij në mënyrë të njëanshme në parlament nga mazhoranca, sepse ai praktikisht i mban të mbyllura listat e deputetëve, në kundërshtim të qartë dhe flagrant me Kushtetutën.“, – saktësoi Ardi Kollozi. – Të gjithë kandidatët tanë zotohen se, pavarësisht renditjes në listë, në çdo rast, mandatin do ta marrin ata kandidatë, që kanë siguruar më shumë vota preferenciale se të tjerët brenda zonës zgjedhore.-tha Kollozi.
Sipas kandidatit te Bindjes, Ardi Kollozi, “Të gjithë kandidatët e Bindjes Demokratike janë figura të pastra, si në aspektin moral, ashtu dhe në atë ligjor. Përfaqësuesit e Bindjes Demokratike janë individë të paakuzuar ndonjëherë për afera korruptive, probleme me ligjin e dekriminalizimit apo me të shkuarën komuniste.-u shpreh sot kandidati i Bindjes Demokratike per Qarkun e Vlores,, inxhinieri Ardi Kollozi///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi