SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Blinken: Sanksione për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar të vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë në shërbim dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, deklaroi sot sekretari i Shtetit Antony J. Blinken në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksojnë angazhimin e tyre për të  anti-korrupsionin si një prioritet thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një shtyllë kyçe e Samitit për Demokraci. Kam kënaqësinë të njoftoj sot se Departamenti i Shtetit po krijon një Koordinator për Anti-Korrupsionin Global, i cili do të integrojë dhe rrisë luftën kundër korrupsionit në të gjitha aspektet e diplomacisë amerikane dhe ndihmës së huaj”, tha Blinken.

“Koordinatori, duke punuar ngushtë me partnerët ndërinstitucionalë dhe ndërkombëtarë, do të udhëheqë zbatimin e Strategjisë së SHBA-së për Luftën kundër Korrupsionit, të shpallur këtë javë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa ne i sjellim të gjitha burimet tona të cilat presidenti amerikan Biden i ka quajtur si “sfida e kohës sonë”, shtoi ai.

“Shtetet e Bashkuara po marrin gjithashtu veprime të guximshme  për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar llogaridhënien përmes sanksioneve dhe kufizimeve të vizave sipas programit të sanksioneve ‘Global Magnitsky’ dhe autoritetit të kufizimit të vizave të Seksionit 7031(c) të Departamentit të Shtetit”, theksoi Blinken.

“Së bashku, këto veprime plotësuese nxisin përgjegjësinë për aktorët e korruptuar anembanë globit për të penguar dhe frenuar ata që do të kërkonin të vepronin pa u ndëshkuar, të shpërfillnin standardet ndërkombëtare dhe të minonin demokracinë dhe ligjin e së drejtës”, tha ai.

“Sipas këtij autoriteti, do të ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara e zyrtarëve të qeverive të huaja të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe e anëtarëve të ngushtë të familjes së tyre,” shtoi sekretari i Shtetit Antony J. Blinken./ATSH///

error: