Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se po punohet që brenda vitit 2026 të formalizohet një qasje më e strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ka një qasje të re nga qeveria për të ndërtuar një program kombëtar, sidomos për zonat turistike.
“Synohet të ofrohet një transport urban më cilësor dhe patjetër për të garantuar në të njëjtën kohë lëvizshmëri më të lehtë për turistët”, tha ai.
Demo solli në vëmendje nismën e qeverisë për sa i përket mbështetjes së sektorit në tërësi të transportit publik.
Sipas tij, po bashkëpunohet ngushtësisht me bashkitë për sa i përket përmirësimit të këtij shërbimi në territor.
“Patjetër që autobusët elektrik për zonat urbane janë më se të mirëpritur nga vetë bashkitë, dhe aq më tepër për sa i përket uljes së kostos. Është program kombëtar shumëdimensional. Ka disa ministri që janë duke punuar si dhe vetë bashkitë. Besoj se viti 2026 do të formalizojë një qasje më të strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik”, tha Demo. /(Maela MARINI)///
ME SHUME LAJME
“Pas shkolle”, mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora
Sarandë. Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Vrion, Ikën një ëngjëll…këputet në lulen e moshës nga aksidenti në punë i riu Igli Gjoça.