– Nëntë muaj pas zbulimit të koronavirusit të ri në Kinë, bota ka kaluar pragun simbolik prej një milion të vdekur si pasojë e sëmundjes, sipas të dhënave zyrtare.
Në total, të paktën 33 018 877 raste me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në pesë kontinente 1 000 009 prej të cilëve të vdekur. Rreth 22 640 048 persona janë konsideruar si të shëruar nga autoritetet shëndetësore.
Rajonet më të prekura për nga numri i të vdekurve janë Amerika Latine dhe Karaibet me 341 032 të vdekur për 9 190 683 raste, Europa me 229 945 të vdekur për 5 273 943 raste dhe SHBA-ja dhe Kanadaja me 214 031 të vdekur për 7 258 663 raste.
Numri i rasteve ashtu dhe i viktimave është shumë më i ulët për shkak të kapaciteteve të kufizuara të testimeve apo politikave të regjistrimit sipas vendeve.
Në nivel vendesh, SHBA-ja kryeson në vlerë absolute përsa i përket viktimave, 204 724, ndjekur nga Brazili me 141 741 viktima dhe India me 94 503 viktima.
Krahasuar me popullsinë, ndër vendet më të prekura, numri i viktimave është më i lartë në Peru (975 për milion banorë), ndjekur nga Belgjika (861), Bolivia (671) dhe Spanja (668).
Kalimi i pragut të një milionë viktimave nga COVID-19 vjen në një kohë kur Europa dhe në një masë më të vogël Lindja e Mesme dhe SHBA-ja po përballen me një rritje të rasteve të zbuluara (+ 20% në Europë në një javë) duke rritur frikën për mbërritjen e një vale të dytë të kontaminimeve.
Në Europë, numri i vdekjeve të regjistruara në një javë u rrit me 11% javën e kaluar (4 509 të vdekur) krahasuar me atë të mëparshme (4 056).///ata///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët