Për shkak të pandemisë së COVID-19, numri i vizitorëve gjatë periudhës prill-qershor është ulur me 75,6%, në krahasim me tremujorin e dytë 2019, ndërsa numri i netë-qëndrimeve është ulur me 76,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri patën vetëm 68 mijë vizitorë gjatë gjithë tremujorit të dytë.
Më shumë se një e treta e vizitorëve në hotelet shqiptare gjatë tremujorit të dytë erdhën nga Kosova. Vizitorët nga Italia zunë 15% të totalit, ata nga Gjermania 8%, nga Anglia 5% dhe nga Bjellorusia 2%.
Sektori i turizmit ka qenë një ndër më të goditurit nga kriza e Covid-19. Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan 6.4 milionë shtetas të huaj.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari