DELVINE/ Reshjet e fundi kane shkaktuar problematike ne burimin e Vrizit ne qytetin e Delvines.
Ka qene vete kryebashkiakja e Majlinda Qilimi e cila i ka njohur bashkeqytetaret me problemin e krijuar: ” Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një problematikë seioze në burimin e Vrizit duke e bërë ujin të papërdorshëm për momentin. Jemi duke bërë përpjekjet maksimale për sistemimin e ujërave përreth burimit., -pohon Qilimi.

Sipas saj.” Në bashkëpunim me NJVKSH Delvinë po ndjekim në vazhdimësi kryerjen e analizave të ujit. Analizat e kryera sot në orët e para të mëngjesit tregojnë përmbajtje bakteriologjike, fakt ky që e bën të pamundur furnizimin me ujë të popullatës.”
Qilimi u drejtohet bashkeqytetareve te saj :”Të gjithë banorët janë të lutur të përdorin çezmat publike për të realizuar furnizimin me ujë të pijshëm.Përballë kesaj situate të vështirë, të kushtëzuar nga moti i keq, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi”.///R-SR-SARANDANEWS.AL//////
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë