Aksi rrugor brenda fshatit Vallahat në Bashkinë e Delvinë është i dëmtuar nga reshjet e fundit të shiut ndërkohë që rruga me shkarjet është shndërruar në një makth që e vuajnë banorët e fshatit dhe fqinjët nga Kostari që shkojnë në Delvinë.
Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e pjesës së dëmtuar po edhe gjendjen para dëmtimit.
Burime nga Vllahati vunë në dukje se shkarkimet e vazhdueshme të ujit nga muret e kopshtit të familjes S. Proda direkt në aksin e rrugës pa asnjë lloj kanalizimi, e kanë dëmtuar gradualisht këtë pjesë të infrastrukturës rrugore.
Ndërkohë ankesat e banorëve kanë rënë në veshin e shurdhët të specialistëve të bashkisë Delvinë.
ME SHUME LAJME
Vëzhgim. Letra Kolonelit: Zonjëzat me kone të Sarandës
“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve
Rrënjët dhe Shpirti