Gjatë konferencës për mediat, teksa sqaroi Aktin Normativ të Buxhetit 2020 të miratuar nga qeveria, ministrja e Financave, Anila Denaj foli edhe për paketën financiare për pensionistët.
Ajo tha se ndarja e shpërblimeve do fillojë menjëherë, ndërsa shtoi se për shkak të vështirësive me pandeminë do ju shpërndahet edhe në shtëpi përmes Postës Shqiptare.
“Shpërndarja do fillojë menjëherë, por nëse ka vështirësi që lidhen me pandeminë do ju shkojë në shtëpi përmes Postës Shqiptare”,- sqaroi Denaj.
E pyetur nëse do ketë vonesa në ndarjen e pensioneve këtë muaj, Denaj tha se është “çështje procedurale që s’do ketë diferencë të madhe”.////
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë