Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, protagonistja kryesore në kampin e opozitës e kauzës në mbrojtje së trashëlgimisë kulturore deklaroi së fundi se ” Me PD marrin fund koncesionet në trashëgiminë kulturore. Sipas saj, mbrojtja kësaj trashëgimie nuk do të bëhet si deri më sot me koncensione por realisht me standartet e UNESCO-s që mbrojnë edhe identitetin kombëtar, edhe historinë.
E palodhur në kauzën që mbron, ( edhe në faqen e zyrtare të saj në FB ajo ka për ikonë teatrin madhështor) Zhupa ka shkuar në qytetin antik të Butrintit për të bërë deklaratën e fundit në sfondin e teatrit antik, ku luhen mesa duket të tjera lojëra joantike menaxhimi që ajo, vendos ne tehun e kritikës.
Deklarata e plotë e deputetes Ina Zhupa:- Ndodhem në qytetin antik të Butrintit, një betejë disa vjeçare e Partisë Demokratike për të mbrojtur identitetin, historinë e shqiptarëve. Jam këtu për të garantuar çdo shqiptar, që pas fitores së 11 majit, Partia Demokratike garanton që do të marrë fund praktika e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.

Nuk ka më asnjë privat që do të vër duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve. Ne do ta mbrojmë historinë dhe identitetin me cdo kusht. Ne do të bëjmë gjithçka, që Butrinti po dhe çdo site tjetër i trashëgimisë kulturore, të zbatojë standartet më të larta të UNESCO-s dhe UNESCO të jetë guida dhe partneri jonë më i rëndësishëm.
Të gjitha fondacionet, të gjitha organizatat të kenë mundësi të japin donacione, të monitorojnë paratë e tyre, por asnjëra, asnjëherë, nuk mund të shtij në dorë pasurinë kombëtare të qytetarëve shqiptar. Ne jemi krenar për historinë tonë, për identitetin tonë, dhe do të bëjmë gjithçka që ta lartësojmë dhe ta mbrojmë atë. Ne jemi shqiptar dhe Shqipëria është detyrimi që I kemi fëmijëve tanë për ta mbrojtur dhe për ta lartësuar./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje