Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar kryeministrin Rama në seancë të japë llogari për çështjen McGonigal, pasi nëse kreu i qeverisë nuk është i pranishëm nuk do vazhdojë seanca. Ina Zhupa u shpreh se Rama duhet të japë llogari për takimet e tij me McGonigal. “Keni shkelur rregulloren e parlamentit si në seancën e kaluar si tani për kërkesën e një mocioni me debat. Ne kemi një tradhtar të korruptuar, që ka cenuar sigurinë kombëtare, që ka rrezikuar marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik dhe aleancën me NATO.
Ai vodhi paratë e shqiptarëve për të blerë lobime. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime? Ku e keni për mocionin me debat? Çfarë është kjo flamë që e ka zënë që rri pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu të flasë për debatin? Ku është tradhtari?
Ai duhet të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip apo anglisht, shqip po edhe rusisht. S’mund të ketë seancë normale nëse s’vjen Rama këtu”- tha Zhupa.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët