Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bashkisë së Himarës dhe ndërtuesit e hoteleve në zonën e Dhërmiut dhe Drimadhës, ku po zhvillohen projekte shumë të rëndësishme për strukturat e mikpritjes.
Kumbaro kërkoi në këtë takim që ndërtuesit të sigurojnë që gjatë muajve të sezonit të lartë të mos shqetësojnë pushuesit.

“Për këtë arsye, bashkia e Himarës po përgatit urdhrin për pezullimin e punimeve gjatë fundjavës në muajt korrik e gusht, dhe rregullimin me orare të caktuara se kur lejohen punimet, bashkë me masat që duhet të marrë çdo ndërtues në lidhje me higjienizimin e zonës përreth”, theksoi ministrja.

Kumbaro siguroi se, sezoni turistik do të jetë më i mbarë, ndërsa bëri të ditur se, “vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti kemi tejkaluar 42% më shumë vizitorë të huaj se vjet”.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese