SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Dhunë fizike e psikologjike”/ Burrat “çmenden” dhe iu prishin festën grave, 4 të arrestuar në Tiranë

Festa e Vitit të Ri në disa familje nuk është pritur si e tillë. Një 42 vjeçar dhe një 36 vjeçar në Tiranë janë arrestuar për dhunë ndaj grave të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes“, thotë policia.

Një tjeter rast dhune u raportua nga policia në Elbasan. Sërish burri ka vënë dorë mbi gruan dhe si pasojë është arrestuar.///

error: