Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Mirela Kumbaro mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak Dropull dhe betimin e kryetarit të bashkisë, Dhimitraq Toli.
Kumbaro vlerësoi se Toli në këtë mandat të dytë do të vijojë punën për transformimin e zonës.


“Dropulli i dha një fitore spektakolare Partisë Socialiste dhe Dhimitraq Toli ndër kryetarët më të votuar në Shqipëri, që bashkë me ekipin e Këshillit Bashkiak nis kështu mandatin e dytë në krye të punëve të bashkisë me shumë energji për t’i dhënë gjithë zonës transformimin e plotë e aq të merituar”, tha Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri