SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E martë 21 tetor, reshje shiu të dobëta dhe lokale

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e mesditës vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe veriperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  
Shkodër7/20Diell re shi
Kukës3/15Diell re
Lezhë7/20Diell re shi
Dibër5/15Diell re
Durrës8/23Diell re
Tiranë10/24Diell re
Elbasan10/24Diell re
Berat7/25Diell re
Vlorë10/22Diell re shi
Korçë6/15Diell re
Gjirokastër4/24Diell re
Sarandë12/22Diell re shi
error: