SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Emigrantët që s’deklarojnë adresën e banimit brenda 6 muajve, nuk do të përfitojnë shërbim të gjendjes civile, zbardhet projektligji

Emigrantët me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi apo të pajisur me shtetësi të huaj që nuk deklarojnë adresën e banimit nuk do të përfitojnë shërbim nga gjendja civile. Afati për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, duke përcaktuar vendbanimin e tij është deri 6 muaj pas hyrjeve në fuqi të ndryshimeve ligjore. Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Brendshme në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”” i publikuar te konsultimet publike. Në relacion theksohet se ndryshimet rregullojnë procedurat dhe zgjidhin problematikën me deklarimin e rremë të regjistrimeve fillestare të emigrantëve në Shqipëri në kundërshtim me ligjin e vendeve të huaja. Në fokus të ndryshimeve ligjore do të jetë edhe përmirësimi i një sërë procedurash të tjera të lidhura me gjendjen civile, si dokumentimi i lindjes së fëmijës, (këtu i referohen fëmijëve që lindin të vdekur), si dhe të proceduarve mëtejshme që duhet të ndjekin nëpunësit e gjendjes civile në bashki/njësi administrative gjatë lidhjes së martesës, si dhe për veprimet nga shërbimet konsullore.

Për sa i përket deklarimit të vendbanimit në nenin 4, të projektligjit parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”, ku shprehimisht parashikohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e adresës së çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. Sipas këtij formulimi përcaktohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, për të cilat duhet të përcaktojë vendbanimin e tij. Sipas pikës 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, duke parashikuar si kusht detyrimin për të deklaruar adresën e çdo banese në pronësi të tyre sipas ligjit për adresat. Regjistrimi fillestar i vendbanimit sipas nenit 5 të projektligjit do të bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim. ///

error: