
Për dy ditë me radhë (9-10 qershor), Piluri i Himarës u kthye në kryeqendrën e muzikës popullore.

Grupe të ndryshme të polifonisë morën pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”, ku nuk munguan as vallet popullore.

Pjesëmarrës në këtë festival ishin shumë grupeve folklorike nga jugu i vendit, ndërsa përshëndeti festivalin edhe grupi i Janinës.

I cilësuar si një festë e madhe e folklorit dhe kulturës, dy netët e këtij festivali me këngë e valle mes traditave baritore tërhoqën turistë të shumtë.

Organizatorët e këtij festivali synojnë ta përcjellin traditën e ipolifonisë ndër breza, bashkë me vlerat më të mira të zonës tashmë të vëna në funksion të turizmit.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim