Buxheti i vitit 2021 i Bashkinë Finiq vleresohet nga më të mëdhenjte e të gjitha viteve ku, së bashku me fondet evropiane për programet Rhythm, Mile Stones II, Mile Stones III dhe Solis, arrin në rreth 6.1 milion €.
Sipas kryetarit të bashkisë, Kristo Kiço, duke iu referuara projekteve qe priten te zbatohen, sigurimi i këtij fondi të rëndësishëm nga qeveria u arrit duke prezantuar projekte serioze që zgjidhin probleme në shkallë të gjerë, të tilla si furnizimi me ujë në të gjitha fshatrat e bashkisë.
Kico permend edhe shërbimet e rëndësishme sociale për t’i shërbyer të banorëve të bashkisë siç janë qendrat e pritjes për të moshuarit dhe shtresave në nevojë.
Sipas zyrtareve vendore, Investimi më i madh është bërë në tre ujësjellësat rajonalë: Merko, Leshnice dhe Finiq. Kohëzgjatja e përfundimit të këtyre projekteve do të jetë 2 dhe tre vjet, sepse parashikohet edhe rrjeti i brendshem ne fshatrave në mënyrë që uji i pijshëm të arrijë çdo shtëpi në bazë 24-orëshe.
Për vitin 2021, nga buxheti i shtetit do investohet për ndërtimin e rrugës nga fshati Dermish në fshatin Jermë.
Ndryshe nga disa bashki simotra ne JP te vendit, gjate 2020-s, Bashkia Finiq tregoi aftësi për të thithur fonde nga programet evropiane duke paguar, pjesën e vet në bashkëfinancimin e projekteve të tilla si qendra kulturore e Livadhja, investime ne Dhrovian,etj,.
Mder pritshmerite e 2021-it jane muzeu ne Livadhja, shkolla e Alikos ,etj,.Nderkohe ne vitin qe sapo kemi hyre Bashkia e Finiqit dot e perfundoje rehabilitimin e objektit:Qendra e Kujdesit Ditor për të Moshuarit në Finiq me rreth 200 mijë euro nga një program evropian. Sipas Kicos, buxheti i vitit 2021 nuk le pas dore vazhdimin e projekteve të vogla në fshatrat e bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës me rreth 50 milion lekë ///R-SR///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë