SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq-Investime lokale për përmirësimin e rrjetit të brendshëm rrugor në Karahaxh

Këto ditë të janarit Bashkia e Finiqit po investon nga buxheti lokal për përmirësimin e rrjetit të brendshëm rrugor në fshatin Karahaxh.

Burime nga Finiqi bënë të ditur pë SARANDANEWS.AL se punimet po ndiqen nga Drejtoria e shërbimeve teknike dhe Infrastrukturës, përgjegjëse për projektet e ndërtimit të rrugëve.

Ka përfunduar sot hedhjen e 40 m/ kub beton, në rrjetin rrugor të komunitetit Karahaxh.-thane te njetat burime duke vene ne dukje se me këto ndërhyrje në infrastrukturë, sigurohet përmirësimi i kushteve të lëvizjes dhe qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe sigurimin e një cilësie më të mirë jetesës.

Bashkia e Finiqit me nje shtrirrje territoriale të gjerë ka 58 fshatra nje pjesë e te cilave në zona të thella malore ka tyyrasheguar nje infrastrukturë rrugore mjaft te amortizuar.///SARANDANEWS.AL./..

error: