SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ-Kandidati Niko Kuri, me banorë të minoritetit grek: Me shpresë tek ringjallja!

FINIQ-Kandidati per deputet ne listen e PS mjeku i njohur Niko Kuri, ka zhvilluar takime intensive ditet e fundit me banore te fshatrave te minoritetit grek te bashkise Finiq. Deviza e tij ne keto takime ka qene: “Me shpresë tek ringjallja!”

” Me shpresë tek ringjallja! takimet e ditëve të fundit me banorët e fshatrave Tremulit, Neohorit, Jermës, Halos, Koder, Çaushit, Pece, Muzine, Kardhikaq, Krongj, Bistrice ,krahas problemeve të zhvillimit, të punësimit apo të sigurisë, u ngrit edhe pamundësia e ardhjes së familjeve nga emigracioni tek shtëpia e tyre për shkak të izolimit total nga koronavirusi. -thekson situaten pas ketyre takimeve ne terren, Kuri,.

Sipas kandidatit “Të moshuarit ndjehen të vetmuar dhe kërkojnë që njerëzit e tyre të dashur t’i kenë pranë këtë muaj të bekuar të Pashkëve. Uroj që shumë shpejt ekspertët të japin lajmin e mirë uljen e rasteve të shfaqura dhe njerëzit të lëvizin lirshëm. Ne si mjekë jemi këtu dhe do vazhdojmë të japim si gjithmonë kontributin e duhur jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit fizik të njerëzve por edhe për mbështetjen e tyre psikologjike. Le t’i besojmë Ringjalljes!”-

ME SHPRESË TEK RINGJALLJA-ΜΕ ΤΗΝ ΕΛΠΙΔΑ ΣΤΗΝ ΑΝΑΣΤΑΣΗ ///SARANDANEWS.AL///

error: