SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ/ Synohet plotesimi i nevojave me uje te pijshem

Ne bashkine e Finiqit bie ne sy perpjekja per plotesimin e nevojave me uje te piijshem te fshatrave ne nje territor mjaft te gjere dhe me nje reliev me zona te thella malore.

Synimi eshte furnizimi me ujë 24 orë në të gjithë fshatrat e bashkisë deri në fund të katërvjeçarit.,- vune ne dukje burime zyrtare te kesaj bashkie. Faza e parë e ujësjellësit të madh të Merkos është në proces me një buxhet prej 560,000 milion lekë.

Dy ujësjellës të tjerë rajonalë me rrjedhje të lirë po aq të rëndësishme po dalin në tender këto ditë: Ujësjellësi rajonal i Finiqit dhe Leshnicës, përkatësisht me një buxhet prej 301,087,266 dhe 478,065,115 lekë me TVSH. Mesohet se nga ujësjellësi i Merkos do të furnizohen me ujë të pijshëm 13 fshatra të njësisë administrative të Livadhjasë (Livadhja, Pandalejmon, Sopik, Vagalat, Komati, Grava, Qesarati, Lefter Talo, Kalivia, Kullurica, Karoqi, LLazati, Kalcati). -thane burime bashkiake.

Nderkohe do të furnizohet me ujë të pijshëm nga burimet e Leshinces se Sipërme Janicati, Lupsati, Cerkovica, Shën Andrea, etj,. ,

Mesohet se në Kullurat dhe në Dhivër do te kete rrjete të reja të brendshme te shperndarjes se ujit te pijshem , ndërsa në ujësjellësin ekzistues nga Syri i Kaltë,r do të sigurohet furnizimi per Vrionin, Karahaxhin dhe Vromeron. Po keshtu një rrjet i ri i brendshëm do të ndërtohet në SMT.

Sipas zyrtareve bashkiake po bëhet një përpjekje e madhe për të vënë në funksionim ujësjellësin Navaricë-Memoraq-Dermish-Runanxa, i cili ishte braktisur .

Bashkia tha se është hera e parë që bëhen kaq shumë investime në për furnizimin me ujë dhe kjo, edhe për shkak të nje seriozitetit per te caktuar prioritete lidhur ngushte me nevojat emergjente dhe cilesine e jetes se banoreve ne kete territor .///R-SR///

error: