Policia e Sarandes, finalizoi operacionin “Dermishi” me objekt kultivimine bimeve narkotike.. Aksioni perfundoi me arrestimin ne flagrance te S. C, 32-vjec, banues ne Dermish, Bashkia Finiq.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim një 29-vjecar, banues ne fshatin Gjashte.
Sipas policisë, sot rreth ores 09.00, ne afersi te depos se ujit qe furnizon fshatin Dermish, u kap nje parcele qe e kishin pershtatur per te mbjelle bime narkotike “cannabis sativa”, ku u gjeten te kultivuara perkatesisht 75 bime me lartesi 3-50 cm.
Operacioni i policise sipas burimeve te Radios “Saranda” kishte te pakten tre jave qe ishte piketuar duke mbajtur nen vezhgim protagonistet .
Parcela ka qene mjaft e veshire per t’u zbuluar nga syri i cdo kalimtari pasi ndodhej ne nje terren me shkurre te dendura por me nje rrjet tubacionesh uji te maskuara ne afersi te ujesjellësit te fshatit Dermish.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari