Zjarri i rene ne Kostar nje dite me pare ka shkrumbuaroi 20 ha me kullota e peme. Mesohet se reparti zjarrfikes i bashkise ka shkuar menjehere ne vendin ezjarrit ne afersi te Manastirit te Kostarit.dhe ka mundur te parandaloje perhapjen e metejshme te flakeve.

Sipas burimeve bahskiake vatra e zjarrit ishte ne varrezat e Kostarit e cila u zgjerua me pas në manastirin e Panagjisë dhe drejt fshatit.

” Manastiri ishte gjithashtu në rrezik serioz, por falë përpjekjeve mbinjerëzore të 12 zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor, zjarri u parandalua, duke shpetuara edhe nga dëme të tjera përreth”-vune ne dukje per Radion “Saranda” dhe SARANDANEWS.AL, burime zyrtare te bashkise Finiq.

Kryetari i Komunës Kisto Kiço, me rastin e kësaj ngjarje apeloi tek të gjithë kryetarët e fshatrave, komisionerët e kishave dhe të gjithë fshatarët që t'i kushtojnë vëmendje të veçantë gjatë kësaj periudhe, rasteve kur ndizen qirinj në varreza dhe kisha sepse fare lehte mund të jenë shkaku i zjarreve katastrofike brenda zonave të banuara. Një tjeter zjarr u konstatua edhe në fshatin Krania, por u shua shpejt pas bashkëpunimit të Brigadës kunder zjarreve me vullnetarë nga fshati.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari