– Presidenti ukrainas deklaroi sot se ushtria ruse po synonte zonat civile në Kiev duke përshëndetur më tej heroizmin e ukrainasve përballë pushtimit rus dhe duke siguruar që ushtarët po bënin çdo gjë të mundshme për të mbrojtur vendin.
“Natën e kaluar ata filluan të bombardojnë lagjet e civilëve. Kjo na kujton ofensivën naziste të vitit 1941”, tha Volodymyr Zelensky në një video të postuar në median sociale duke folur rusisht për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve rusë.
Ndërkohë, sipas zëvendësministres ukrainase të Mbrojtjes, Anna Maliar, trupat ruse po lëvizin drejt qendrës së Kievit nga distrikti Obolon.
“Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe po lëvizin me shpejtësi të madhe drejt qendrës së Kievit nga Oboloni. Ajo po shoqërohet nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë