Sarandë- 1.3 milion euro janë planifikuar në buxhetin e miratuar se fundi për punimet në Rrugën e Katërt.
Mësohet nga burime zyrtare se në procedurën e prokurimit publik me objekt “Rikualifikim trotuari, KUB-se, ndriçim dhe shtresave rrugore në rrugët ‘Onhezmi’ dhe ‘Lefter Talo’”, fondi limit i përcaktuar nga autoriteti kontraktor (Bashkia Sarandë) ka qenë 108,466,666 lekë pa TVSH, ose 130,159,999 lekë me TVSH 20%, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është parashikuar 9 muaj.

Duke uruar ecuri të mbarë në këtë investim, sarandiotët nuk dinë ende edhe sa vite të tjera duhet të kalojnë ku pamje të tilla kur shkallet e pallatit “hanë” trotuarin fiks përballë zyrave te OSHEE-s ;


të mos i poshtërojnë më kalimtarët dhe, më keq akoma,

të mos i rrezikojnë nga kalimi në rrugen e makinave për shkak se urbanistika e dikurshme lejoi shkallë të tilla akrobatike!!//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë