SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gazetari i “New York Times” reagon ndaj Berishës se u paguan nga Rama.

Gazetari i njohur i prestigjiozes “New York Times”, Kenneth P. Vogel ka përgënjeshtruar deklaratën e kreut të PD-së, Sali Berisha se është paguar nga Kryeministri Edi Rama për një shkrim lidhur me punësimin e Chris La Vita në Partinë Demokratike.

Në një postim në rrjetin social “X”, gazetari ka publikuar deklaratën e Berishës duke deklaruar se është një akuzë e rremë.

“Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Ramën se më ka paguar mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një histori për punësimin në parti të Berishës të @ChrisLaCivita. Akuza e Berishës është e pavërtetë”, deklaron ai.

Berisha deklaroi dje se “Ramës iu kthye në bumerang pagesa për Nju Jork Tajms. LaCivita tha se ka ardhur në Shqipëri për të vazhduar punën e Trump”.

“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje. Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri”, është shprehur Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.(Almarina GEGVATAJ).///

error: