Kandidati i PDDNJ-s në Himarë, Petro Gjikuria, vijon takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 4 gushtit. Së fundi ai është takuar me disa banorë të fshatit Dhërmi.
“Fshati i parë që vizitova në kuadër të fushatës elektorale ishte Dhërmiu. Është fshati ku kam lindur unë dhe të parët e mi. Fatkeqësisht, u detyrova të largohem prej tij që në fëmijëri për shkak të regjimit hoxhist dhe më pas, në rininë time, për shkak të mungesës së mundësive. Sot, në sajë të bukurive natyrore dhe vlerave të banorëve të tij, Dhërmiu dhe në përgjithësi Bashkia Himarë, mundet të bëhet pjesa më e zhvilluar e rajonit dhe fëmijët tanë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të përparojnë. Në datën 4 gusht votojmë për të nesërmen e Bashkisë Himarë, si dhe për dekadën e ardhshme”, shkruan Gjikuria.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim