Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxhës është shpallur fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ajo është dënuar me tre vite, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë dy vite heqje lirie.
Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Enkelejda Hoxhën duke zbritur 1/3 e dënimit. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit pranoi kërkesën e ish-gjyqtares për gjykim të shkurtuar.
Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
SPAK ka kërkuar edhe katër vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhynte për ndryshimin e vendimit dhe tre vite burg për Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi. Gjithashtu, dy vite burg për të dënuarin Saimir Petanin i cili kërkonte lirimin nga burgu kundrejt pagesës dhe vëllanë e tij Bledar Petani, i cili do t’i jepte 12 mijë euro ish-gjyqtares Hoxha. Dënimin me dy vite burg, SPAK kërkon edhe për të arrestuarit e tjerë Altin Skëndaj, Gazmir dhe Gentjan Nezajn e Isuf Tanezin, ndërsa për Trëndafile Fagun ka kërkuar nëntë muaj burg. Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”./atsh///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë