Policia Rrugore e Tiranës po monitoron jo vetëm automjetet, por edhe patinat elektrike, të njohura si skutera, duke vendosur gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë përmes rrjeteve sociale një video ku vërehet se si qytetarë, të cilët kanë zgjedhur të lëvizin me patinat elektrike, shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Balla bën apel për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, duke qarkulluar në korsi jo të dedikuara për to, por në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën. Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bëj thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor”, thekson Balla.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë