– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore bruto në 920 euro, duke filluar nga 1 prilli, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave, raportuan mediat greke.
Kjo përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.
Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis.
“Në një kontekst kaq kompleks, krahu i punës duhet të mbështetet denjësisht’’, deklaroi kryeministri grek. ///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para