– Një avion i ashtuquajtur ”bombardues uji” i tipit ”Canadair”, me të paktën dy persona në bord, u rrëzua sot teksa po luftonte me një zjarr në një pyll në Greqi, në jug të ishullit Evia, tha Yannis Artopios, zëdhënës i departamentit të zjarrit.
“Një aeroplan grek i ‘Canadair’ me të paktën dy persona në bord është rrëzuar në afërsi të Platanistos (fshati në Eube)”, tha ky zëdhënës.
Greqia prej më shumë se 10 ditësh është përfshirë nga zjarret dhe temperaturat përvëluese.
Mungojnë piloti dhe bashkëpiloti i avionit.

Në zonën e aksidentit po zhvillohet një operacion kërkim-shpëtimi nga helikopterët e Forcave Ajrore Helenike./RODOS-ANA///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota