Në Santorini u shpall sot gjendja e jashtëzakonshme – ndërsa ishulli grek po përgatitet për një tërmet potencialisht të fuqishëm pas disa ditësh lëkundjesh pothuajse të vazhdueshme.
Deklarata e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi i lejon autoritetet të mobilizojnë pajisjet e rënda dhe personelin e urgjencës për një evakuim pa vonesa burokratike.
“Situata mbetet e tensionuar në Santorini dhe në ishujt aty pranë në detin Egje – pasi tërmetet e vogla kanë vazhduar të trondisin rajonin sot”, raportuan autoritetet.
Dje në mbrëmje, një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditi verilindjen e Santorinit – tronditja më e fortë që nga fillimi i serisë aktuale të tërmeteve rreth dy javë më parë.
Shumica e sizmologëve besojnë se një tërmet më i fuqishëm është i afërt, i cili mund të arrijë deri në 6 ballë.
“Vetëm atëherë, do të çlirohet pjesa më e madhe e energjisë sizmike të izoluar”, thanë autoritetet.
Ekspertë të tjerë sugjerojnë se tronditjet sizmike do të vazhdojnë për ca kohë përpara se të ulen gradualisht.
Media greke raportoi se rreth dy të tretat e banorëve janë larguar nëpërmjet trageteve dhe fluturimeve. Numri i turistëve aktualisht në Santorini është i paqartë.
“Ushtria greke do të ngrejë nesër kuzhina në terren në mënyrë që banorët dhe punonjësit e shpëtimit të mund të furnizohen me ushqim në rast urgjence”, raportoi kanali i lajmeve Skai. (Atila KOTA)///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim