– Me 75% të votave të numëruara, Stefanos Kasselakis doli fitues i zgjedhjeve për një lider të ri të opozitës kryesore SYRIZA-Aleanca Progresive, sipas një njoftimi të kreut të Komitetit Zgjedhor të partisë, Janis Drosos. Kasselakis zëvendëson liderin e dorëhequr, Alexis Tsipras. ”Kasselakis mori 56,69% të votave, kundrejt 43,31% për kandidaten rivale Effie Achtsioglou”, tha Drossos.
Sipas ekipit të Achtsioglou, ajo i ka telefonuar Kasselakis për ta uruar për fitoren dhe do të bëjë një deklaratë në selinë e SYRIZA-s.///.
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore