Hapet bypass-i i Tepelenës, të cilin kryeministri Edi Rama e ka cilësiar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.
“I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama.
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore