SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himara.“Ka ndodhur dhe në Tropojë…” Beleri në burg, Celibashi: Nëse vendi mbetet ‘vakant’ do ketë zgjedhje të reja.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sesi do të procedohet me vijimin e mandatit të  kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.

Celibashi theksoi në një intervistë televizive se KQZ i dha mandatin Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë. Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kreu i KQZ theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

“Në dijeninë time nuk është rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës. Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj.

Gjithsesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente. Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja. Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”, tha Celibashi. I cili ka sjelle pa emer precedentin e Azgan Haklajt, asokohe i PD, qe u zgjodh deputet nga qelia e burgut.///

error: