SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himara në zgjedhje.100 votues me kartë të skaduar nuk lejohen të votojnë! 4 autobusë nga Greqia hynë në Qafë Botë për 2 ditë

 Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë që i jep fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro. Në orën 07:00 është hapur procesi i votimit. Në Himar fshat 100 votues nuk u lejuan të votojnë pasi kishin karta të skaduara. 

Janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë dhe sipas orarit zyrtar hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit. Gazetari i Report Tv raporton se 4 autobusë nga Greqia kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë dhe se u organizuan nga stafi i kandidatit Gjikuria.

 Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.(Report tv)///

error: