Një tjetër ngjarje që mund të përfundonte në viktima u shënua në Himarë. Rreth orës 17:30, (15 gusht 2023) në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 shtetas nga Kosova A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, informoi sot pasdite policia. Skafi ishte në pronësi të një kompanie turistike dhe mjeti lundrues sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.
Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta. Mësohet se shtetasit nga Kosova kishin marrë skafin me qera tek “Morina Palas”. “Kemi qenë tre çifte. Sa hipëm dëgjuam një shpërthim. Nuk mbajmë mend gjë tjetër. Jemi të tronditur” kjo është dëshmia e tyre. Sipas burimeve në mes shtetasve kosovarë të plagosur janë: Ermelinda Gurgurovski, 24 vjeç me plagë djegieje të shkallës së 2-të Arlind Kerceli, 24 vjeç me plagë djegie e shkalles se parë, 30 % faciale, kraniale . Grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë